Sistemimi dhe asfaltimi i rrugës së Burgut

Fakte dhe Shifra

Përmbledhje e projektit

Në kuadër të projektit për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës së Burgut fshati Vaqarr, janë realizuar një sërë punimesh të nevojshme si në vijim:

1. Punime prishjeje

  • Prishje rrethimesh, ndërtimesh, betone.

2. Punime në rrugë

  • Gërmime dheu me makineri.
  • Shtresa e parë me çakull t=20 cm.
  • Shtresa e dytë me çakull t=15 cm.
  • Shtresa me stabilizant t=10 cm.
  • Shtresa e binderit t=6cm.
  • Shtresa me asfaltobeton me makineri me t=4 cm.
  • Beton M-200 për vendosjen e bordurave në të dy anët e rrugës.
  • Vendosja e bordurave 20x35 cm.
  • Vendosja e bordurave 15x35 cm.
  • Vijëzimi i rrugës me bojë bikomponente me gjerësi 15 cm.

3. Kanalizimet e ujërave të bardha

  • Gërmimi i kanalit deri në h=1.1m me makineri.
  • Vendosja e tubit të brinjëzuar me diametër 400 mm.
  • Rërë për mbushjen e tubave me trashësi 10 cm.
  • Puseta të ujërave të shiut 40x60 h=1 me kapak gize.

4. Punime në trotuar

  • Shtrimi i shtresës së çakullit prej 15 cm.
  • Vendosja e tri tubave të brinjëzuar me diametër 75 mm për elektrik, telefoni etj.
  • Ndërtim puseta kontrolli 1x1x1.5, elektro-telefonike.
  • Hekur për mure mbajtëse.
  • Beton t=11-20 cm C 16/20, h=4 m për muret mbajtëse.
  • Beton C 16/20 për shtresën e trotuarit me trashësi t=10 cm.
  • Trotuar me 6 cm beton, me pllaka.

5. Punime elektrike për ndriçimin e rrugës 

  • Bazamente C 16/20 të parapërgatitura për shtylla metalike.
  • Furnizim dhe vendosje e shtyllave metalike për ndriçim h=7 m, d=160 mm.
  • Elektroda xingato 50x 3 mm x 1.5 m.
  • Kabëll ndriçimi 4x25 mm.
  • Puseta plastike 40x40x40 cm.
  • Ndriçues smart me llambë 250 W, 230 V.
  • Kuadër komandimi.
  • Morseteri shtylle 3 P + siguresë 16 A + kapak.

Image Gallery