Eficenca e energjisë

Shoqëria jonë nuk mjaftohet thjesht me faktin që një strukturë ndërtimi të jetë thjesht eficente përsa i përket përballimit të ngarkesave statike dhe dinamike që ajo përjeton gjatë gjithë jetës së saj, por e trajtojmë në një prizëm akoma edhe më të gjerë si një sistem termodinamik, ku e gjithë godina në momentin që do të vihet në shfrytëzim të ketë kosto energjitike dhe mirëmbajtje sa më minimale, si në energji elektrike ashtu edhe në mbajtjen e temperaturës vjetore sa më të njëtrajtshme dhe e ndërthurur kjo me arkitekturën e sistemit në vetvete që sjell një koncept të vetë godinës më eficent.

  • Auditime të energjisë në ndërtesa

Përpos aktivitetit ndërtimor të zhvilluar ndër vite nga kompania jonë, vitet e fundit kemi zgjeruar aktivitetin duke u përqendruar edhe në auditimet energjitike të ndërtesave. Zotërojmë një staf të tranjuar profesionalisht dhe me shumë vite eksperiencë në këtë sektor. Ku realizojmë auditime të ndërtesave si në tregun privat ashtu dhe në atë shtetëror.

  • Auditime të energjisë në proceset/instalime industriale

Gjithashtu përveçse auditimeve në ndërtesa ne kemi të zhvilluar degën tonë edhe me auditime të energjisë në proceset/instalimet industriale me auditues të certifikuar dhe licensuar në këtë drejtim, dhe me shumë vite eksperiencë në këtë fushë.

  • Menaxhimin e energjisë

Me rritjen e kërkesës për energji elektrike dhe jo vetëm, tregu ynë ka njohur sfida të reja në këtë drejtim, kësisoj është dashur nevoja që të lindin detyra të reja. Një ndër këto detyra është pikërisht mënyra sesi ne sillemi me energjinë dhe hartime masash për përdorim sa më eficent nga konsumatorët e mëdhenj të energjisë (KME). Ku çdo KME është i detyruar ligjërisht që të ketë menaxher energjie. 

Shoqëria jonë në këtë sektor ka një qasje të mirë vitet e fundit duke e kryer këtë shërbim në disa KME në vendin tonë dhe me rezultate shumë të mira. 

Le të fillojmë të ndërtojmë së bashku!