Punimet filluan me heqjen e dyerve të brendshme, dritaresh dhe prishjen e murit të tullave. U realizua suvatimi, vendosja e pllakave dhe shtresës së betonit, për të përgatitur hapësirat për renovim.
U furnizuan dhe u vendosën dyer druri dhe zgara në dritare, si dhe pragje dritaresh me pllake granili të armuar me bojë. U vendosën dyer duralumini tek xham.
U ndërtuan mure me tullë të plota deri në lartësi 3 m, me suva solete dhe suva e brenda mur tulle, gjithashtu suva e zakonshme në fasadë deri në 10 m. U realizuan shtresa betoni M-150 për nivelimin e pllakat grez porcelanato dhe veshja me pllaka majolike.
Për çatinë, u aplikua hidroizolim me emulsion bitumi dhe dy shtresa membrane bituminoze. U vendos një shtresë betoni M 200 mbi membranën dhe kapak betoni për parapet tarace, duke siguruar qëndrueshmëri.
Punimet përfshinin furnizimin dhe vendosjen e tubave dhe rakorderëve për ujësjellës dhe kanalizime. U instaluan lavamanë porcelani, tualete dhe puseta kontrolli, duke garantuar një sistem hidrosanitare efikas.
U furnizuan dhe u vendosën kuadra elektrike, siguresa, automatikë dhe tub plastmasi për instalime elektrike. Kabllot dhe priza të ndryshme u montuan për një sistem të plotë ndriçimi dhe energjie.
U krye germimi i dheut dhe ndërtimi i themelit me xokol betoni M100. Kolonat betonarme dhe muret me bllok betoni u ndërtuan me llac përzier M-15, duke përfunduar me zgara hekuri dhe shtresë betoni për drenazh.