Rikonstruksioni i Stacionit Hekurudhor - Vorë

Fakte dhe Shifra

Përmbledhje e projektit

1- Punime prishjeje

Punimet e prishjeve në këtë objekt investimi konsistuan në prishjen e shtresës së vjetër të pllakave të dyshemesë në gjithë godinën e stacionit, prishjen e suvatimeve të brendshme dhe të jashtme.

  • U realizua prishja e e rrjetit të vjetër elektrik të godinës.
  • U realizua heqja e të gjitha dyerve dhe dritareve të vjetra.
  • U realizua prishja e hidroizolimit të vjetër të komplet godinës.
  • U bë prishja e mureve për hapjen e derës së zyrës ngjitur me inspektorët nga jashtë dhe mbyllja me mur tulle e derës ekzistuese, si dhe zgjerimi i dritareve të vogla në dimensionet e dritareve ekzistuese të fasadës para godinës.
  • U bë prishja e trotuarit të vjetër rreth godinës pasi ishte i dëmtuar dhe më vonë u bë ndërtimi i ri.

2- Punime murature

  • U bë ndërtimi i murit të tullës për mbylljen e derës ekzistuese të zyrës ngjitur me zyrën e inspektorëve.
  • U bë mbyllja me mur tulle e derës së biletarisë nga pjesa e brendshme e godinës si dhe mbyllja e dritarës së vogël të biletarisë me hapje nga salla e pasagjerëve.

3- Punime suvatimi

  • U bë suvatimi i brendshem i mureve dhe tavaneve të komplet godinës së stacionit. Ky proces u realizua mbas procesit të prishjeve të suvatimeve të vjetra deri në nxjerrjen e tullës, duke bërë më parë procesin e sprucimit të gjithë mureve dhe tavaneve.
  • U bë suvatimi i gjithë fasadës së godinës së stacionit hekurudhor të Vorës me grafiato.

4- Punime lyerjeje

U realizua lyerja e sipërfaqeve të brendshme me bojë hidromat dhe të jashtme me bojë plastike cilësi e I-rë.

5- Furnizim dhe vendosje dyer dhe dritare

  • U vendosën vetrate duralumini plastike dopio xham.
  • U vendosën dyer të brendshme druri, dyer të jashtme duralumini plastike pa xham dhe dyer të jashtme metalike dhe druri.

6- Rifinitura të dyshemeve

U shtruan me pllaka gres porcelanat të gjithë zyrat dhe hapësirat e godinës së stacionit.

7- Shtrimi i trotuarit dhe sheshit para godinës

Shtrimi i trotuarit u bë në të gjithë godinën e stacionit. Trotuari u realizua me beton të klasit C 16/20. Me beton C 16/20 u bë një kanal betoni me përmasa me gjatësi 12m, lartësi 0.3 m, gjerësi 0.3 m brenda për brenda me zgarë hekuri me qëllim largimin e ujërave nga pjesa e godinës, pasi në rastet e shirave të rrëmbyeshëm kishte hyrje të ujit në godinë.

8- Punime hidrosanitare

 U vendosën lavaman porcelani, tualete, tub PVC shkarkimi, pilete dyshemeje me diameter 50 mm, tuba e rakorderi ujesjellesi PE d=32 mm, d = 20 mm, tuba kanalizimi etj.

9- Punime elektrike

  • U vendosë automat termo-elektromanjetik diferencial 2 polar, 220V, 40A , 24 modular.
  • U vendosën priza, çelësa, ndriçues, përcjellësa me diametra të ndryshëm.

Image Gallery