Rikonstruksion i linjës hekurudhore Shkozet-Kavajë

Fakte dhe Shifra

Përmbledhje e projektit

Me anën e këtij investimi është realizuar përmirësimi i parametrave të linjës hekurudhore si rritja e shpejtësisë së lëvizjes në linje, sistemimi i kullimit të ujërave nga dherat e lëna gjatë ndërtimit të autostradës, zëvendësimin e ballastit të trasesë, pasi ky material e kishte humbur aftësinë dhe stabilitetin për tu rezistuar forcave vertikale të shkaktuara nga lëvizja e mjeteve hekurudhore.
Si pasojë e dobësimit të cilësive fizike dhe mekanike të materialit të ballastit linja hekurudhore ka pësuar deformime me ulje ngritje të njëpasnjëshme.
Në të gjithë gjatësinë e linjës hekurudhore nga km 6+500 - km 7+500 me gjatësi 1 km u realizua ngritja e niveletës së linjës hekurudhore për arsye se dherat e hedhura nga ndërtimi i autostradës kishin penguar mundësinë e kullimit të ujërave të linjës dhe linja gjatë gjithë kohës ishte në prezencë lagështie, sepse largimi i dherave të hedhura nga ndërtimi i autostradës nuk mund të realizohej pasi ishte kthyer në ambient të gjelbërurar.
Në linjën hekurudhore nga km 6+500 - 7+500 dhe në km 11+000 - km 12+000 u bë zëvendësimi i ballastatit prej materiali cakull, pastrimi i skarpatës së linjës hekurudhore, plotësimi i linjës me traversa druri të reja pasi traversat ekzistuese ishin të kalbura dhe të dala jashtë pune. 
Në pjesën e linjës nga km 6+500 deri në km 7+500 u bë hapja e një kanali anësor në krahun  e majtë në rritje të kilometrazhit me gjatësi 500 m për grumbullimin e ujërave dhe sistemimi i ujërave në tombinon 600 mm që u ndërtua. 
Tombino hekurudhore 600 mm u ndërtua në kuotën më të ulët të linjës në km 6+500 - 7 +500 për tërheqjen e gjithë ujërave të kanalit anësor në të dy drejtimet në krahun e majtë të rritjes së kilometrazhit. Largimi i ujërave nga tombinoja hekurudhore u lidh me shkarkimet e tombinos rrugore. 
Gjithsej u realizuan 2 km riaftësim linje hekurudhore.

Image Gallery