Me anë të këtij investimi është realizuar përmirësimi i parametrave të linjës hekurudhore dhe rritja e shpejtësisë së lëvizjes në linjë, zëvendësimi i ballastit të trasesë pasi ky material e kishte humbur aftësinë dhe stabilitetin për tu rezistuar forcave vertikale të shkaktuara nga lëvizja e mjeteve hekurudhore dhe traversat janë zhytur në dhe.
Si pasojë e dobësimit të cilësive fizike dhe mekanike të materialit të ballastatit, linja hekurudhore kishte pësuar deformime me ulje ngritje të njëpasnjëshme.
Në linjën hekurudhore nga km 32+400 – 34+000 është bërë zëvendësimi i ballastit prej materiali cakull, pastrimi i skarpatës së linjës hekurudhore, plotësimi i linjës me traversa druri të reja pasi traversat e mëparshme ishin plotësisht të kalbura dhe të dala jashtë pune.
Gjithsej është bërë 1.6 km riaftësim linje hekurudhore.