Rikonstruksioni i rrugës së varrezave

Fakte dhe Shifra

Përshkrim i përgjithshëm i projektit

Në kuadër të projektit për rikonstruksionin e Rrugës së Varrezave, janë realizuar një sërë punimesh të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe funksionalitetit të saj në të gjithë gjatësinë e saj prej 730 m. Punimet përfshinë:

1- Punime prishjeje:

  • Prishja e strukturave ekzistuese të betonit dhe tullave për të përgatitur sipërfaqet për punime të reja.
  • Heqja e kunetave ekzistuese për rregullimin e hapësirave.
  • Spostimi i linjave elektrike dhe shtyllave për të lehtësuar ndërtimin e ri.

2- Punime gërmimi dhe mbushjeje:

  • Gërmimi i dheut për krijimin e bazës së rrugës.
  • Mbushja me material zhavorr ose çakull për trupin e rrugës makadam, duke siguruar stabilitetin e duhur.

3- Furnizim dhe vendosje tubash:

  • Gërmimi dhe ndërtimi i kanaleve për tubat, përfshirë shtresën e zhavorrit nën tuba dhe betonin M-100.
  • Furnizimi dhe vendosja e tubave betonarme me diametër 600 mm, si dhe mbushja me material zhavorr.

4- Punime betonesh në rrugë dhe ura:

  • Germimi i dheut për mure dhe kanale betoni.
  • Përdorimi i betonit M-150 për puseta dhe betonit M-200 për kanale parapet ure.
  • Furnizimi dhe vendosja e hekur betoni për solete dhe parmake ure, si dhe shtresa zhavorri nën kanalin e betonit.

5- Punime shtresash në rrugë:

  • Krijimi i shtresës stabilizuese 10 cm, përmirësimi i rrugës me dy shtresa cakulli 15 cm secila.
  • Shtresa asfaltobetoni me trashësi 4 cm, duke siguruar një sipërfaqe të qëndrueshme dhe funksionale.

Image Gallery