Rikonstruksion i godinës 26 në Qyteti Studenti

Fakte dhe Shifra

Përshkrim i përgjithshëm i projektit

Në kuadër të projektit për rikonstruksionin e Godinës nr. 26, janë realizuar një sërë punimesh të nevojshme për përmirësimin e strukturës dhe funksionalitetit të saj. Punimet përfshinë:

1.    Punime prishjeje:

  • Prishja e pllakave majolike, për të përgatitur sipërfaqet për materialet e reja.
  • Prishja e suvatimit të brendshëm dhe të jashtëm, duke krijuar një bazë të pastër për rikonstruksionin e mëtejshëm.
  • Prishja e davancialeve të ballkonit.
  • Prishja e bazamakës së shkallëve, në mënyrë që të mundësohet ndërrimi i saj me material më të qëndrueshëm.
  • Heqja e dyerve dhe dritareve ekzistuese.
  • Prishja e pllakave të shtrimit, për të riformuar hapësirat sipas standardeve të reja.
  • Heqja e bojës ekzistuese në fasadë, për të mundësuar një aplikim të ri dhe modern.
  • Prishja e tubave xingato.

2.    Punime suvatimi:

  • Veshja e mureve me pllaka majolike.
  • Veshja me gips.
  • Suvatimi i mureve dhe tavaneve.
  • Suvatimi i jashtëm për mbrojtjen e strukturës nga faktorët e jashtëm.
  • Riparimi i shpatullave të dritaresh.
  • Patinimi i mureve.
  • Lyerje me bojë vaji për sipërfaqet e mureve.
  • Lyerje me llaç të gëlqeres.
  • Lyerje me bojë vaji për sipërfaqet metalike, duke garantuar mbrojtje nga korrozioni.
  • Lyerje me bojë plastike për sipërfaqet e brendshme.
  • Lyerje me hidromat, për një sipërfaqe të lëmuar dhe të qëndrueshme ndaj lagështirës.

3.    Punime shtresash:

  • Shtrim me pllaka gres në korridor.
  •  Shtrim me pllaka trotuari.
  •  Shtresë llaç 1:2, duke siguruar një bazë solide.
  • Shtresë betoni për trotuare me trashësi 10 cm.
  • Furnizim dhe vendosje e pragjeve të mermerit për dritare.
  • Furnizim dhe vendosje e brezit të drurit në korridore.
  • Furnizim dhe vendosje e plintueses qeramike.
  • Bazamake shkalle mermeri.
  • Furnizim dhe vendosje e parapetëve për ballkone dhe shkalle.

4.    Punime dyer dhe dritare:

  • Furnizim dhe vendosje e dritareve duralumini.
  • Furnizim dhe vendosje e flamurëve nga duralumini.
  • Furnizim dhe vendosje e dyerve për dhoma.

5.    Punime tarace:

  • Prishja e hidroizolimit ekzistues, për të mundësuar një aplikim të ri.
  • Hidroizolim me dy shtresa membrane bituminoze 4 mm.
  • Shtresë llaç 1:2 me trashësi 3 cm.
  • Furnizim dhe vendosje e parapetëve.
  • Furnizim dhe vendosje e ulluqeve.

6.    Punime hidrosanitare:

  • Furnizim dhe vendosje e materialeve të ndryshme, përfshirë tub plastik me diametra të ndryshëm (20, 25, 32, 160, 50, 40, 100 mm).
  • Brryla me diametra të ndryshëm (32, 20, 50 mm).
  • Reduksionet (32/25, 25/20, 100160, 10050, 50*32), manikota 25 mm, xhunto 20 mm, dhe saracineska me diametra të ndryshëm (32, 20 mm).
  • Furnizim dhe vendosje e fashetave me diametra të ndryshëm (25, 20, 50 mm).
  • Lavamane me kolonë dhe grup, ndricuesa, pasqyre tualeti me ndricues.

Image Gallery