Rikonstruksion dhe shtesë kati në çerdhen nr.13

Fakte dhe Shifra

Përmbledhje e projektit

Në kuadër të projektit për rikonstruksionin dhe shtesë kati në çerdhen nr.13, janë realizuar një sërë punimesh të nevojshme për përmirësimin e strukturës dhe funksionalitetit të saj. Punimet përfshijnë:

1- Punime prishjeje të brendshme

  • Prishje mur tulle me pastrim.
  • Prishje solete.
  • Prishje themele.
  • Heqje dritare ekzistuese.
  • Heqje dyer ekzistuese.

2- Punime ndërtimore të përgjithshme

  • Gërmim dhe transport dheu deri në 10m thellësi.
  • Hedhje, rrafshim dhe mbushje me dhe.
  • Shtresë zhavorri në territorin e ndërtesave.
  • Konstruksion betoni për bazament dhe trarë.
  • Mur me tulla me 6 vrima , me trashësi 25, 12 cm dhe lartësi 3 m, llaç i përzier M15.
  • Instalime dhe izolime të ndryshme për ndriçim, ujë dhe ventilim.
  • Shtresë me parketi laminat, me pllaka granili të zakonshme 30 x 30 cm, me pllaka majolike, me pllaka mermeri.

3- Punime fasadash dhe veshje

  • Suvatim i brendshëm dhe i jashtëm.
  • Veshje me material hidroizolues dhe termoizolues.
  • Vendosje dritare dhe dyer të reja.
  • Lyerje me bojë plastike dhe hidroplastike të mureve dhe tavaneve.

4- Punime për sistemimin e sheshit

  • Shtresë zhavorri dhe rëre për trotuare dhe sheshe.
  • Vendosje bordura betoni.
  • Konstruksion metalik të thjeshta dhe të përbëra.
  • Mbushje dhe rrafshim i terrenit për rrethim dhe shtrime me pllaka.

5- Punime instalimi elektrike, hidrosanitare, ngrohje, mbrojtje nga zjarri

  • Punime elektrike që përfshijnë instalimet elektrike, kompjuterike, telefonike, citofoni, TV, mbrojtjes ndaj zjarrit, e sistemit rrufepritës.
  • Instalime hidraulike që përfshijnë furnizimin me ujë nga rrjeti dhe sistemi i shpërndarjes së ujit sanitar, sistemin e shkarkimit të ujërave të ndotura dhe të shiut, stacionin e pompimit automatik të ujit.
  • Instalimi i sistemit të ngrohjes (radiatorët).
  • Instalimi i sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit.

Image Gallery