Punime ndërtimi për riaktivizimin e stacionit hekurudhor Kashar
Përmbledhje e projektit
1. Stacioni i pasagjerit
A) Peroni i udhëtarëve (100 m)
- U kryen punime për gërmimin e tokës me ekskavator me goma në kanale me gjerësi më të madhe se 2 metra, në tokë të zakonshme, kategoria III, me shkarkim në mjet (sheshi stacionit).
- U bë mbushja me çakull dhe gurë gurore mbi trupin e rrugës, të përhapur dhe ngjeshur me makineri.
- U vendos shtresa stabilizant me trashësi 10 cm.
- U ndërtua mur guri themel e xokol me beton të përzier M 25.
- U realizuan struktura monolite betoni C16/20, përfshirë brezin e betonit mbi kokën e murit të gurit.
- U kryen punime për ndërtimin e strukturave monolite betoni C16/20 për shkallët dhe murin mbajtës.
- U vendos streha në vendndodhje specifike.
- U ndërtua trotuar me pllakë betoni me trashësi 6 cm.
B) Prishje dhe ndërtim i murit rrethues para peronit
- U kryen punime për prishjen e murit me blloqe betoni.
- U bë gërmimi i tokës me ekskavator në kanale më të gjera se 2 m.
- U vendos shtresa e zhavorrit të lumit me trashësi 20 cm.
- U realizuan struktura monolite betoni C16/20 për themele dhe breza kolonash.
- U ndërtuan mure me blloqe betoni t=20 cm deri në 3 m.
C) Sheshi i stacionit hekurudhor
- U kryen gërmime dheu me ekskavator, në kanale me gjerësi më të madhe se 2 metra, në tokë të zakonshme, kategoria III, me shkarkim në mjet (sheshi stacionit).
- U bë mbushja me çakull dhe gurë gurore në trupin e rrugës dhe përhapja e ngjeshja me makineri.
- U vendos shtresa stabilizant me trashësi 20 cm.
- U vendos shtresë binderi me zall lavatriçe, 5cm, me makineri.
- U realizuan struktura monolite betoni C 16/20 për bazamentin e godinës.
D) Trotuari i sheshit
- U kryen gërmime dhe mbushje me çakull dhe gurë gurore, përhapje dhe ngjeshje me makineri.
- U realizuan struktura betoni C 16/20.
- U vendosën bordura betoni 20x35 cm dhe u ndërtua trotuar me pllakë betoni me trashësi 6 cm.
E) Kullimi i ujërave sipërfaqësore
- U realizua gërmimi i tokës me ekskavator, në kanale më të gjera se 2 metra, kategoria III, me shkarkim në mjet.
- U mbush trupi i rrugës me çakull dhe gurë gurore, të përhapura dhe të ngjeshura me makineri.
- U montuan puseta shiu betonarme 40x60, h=100 cm me kapak gize dhe tubat e brinjëzuar HDPE SN8 me diametër 400 mm.
F) Instalime elektrike të jashtme
- U kryen punime për vendosjen e pusetave plastike 40x40x40 cm.
- U montuan shtyllat metalike konike h=9 m dhe elektrodat e tokëzimit.
- U zhvendosën shtylla centrifugale 10-12 m.
- U vendos kuadri elektrik që shërben për ndriçimin e stacionit dhe të parkingut.
- U instaluan kabllo me izolim PVC dhe tuba rigid PVC me mbrojtje nga flakët.
- U montuan kamera dome me ngjyra, rezistent ndaj goditjeve dhe me aftësi të infrared.
- U instalua sistemi central CCTV, Multiplexer, NVR, software dhe një monitor 42" për menaxhimin e sistemit të kamerave.
G) Godina parafabrikuara me panele sanduiç 20 m²
U ndërtua godinë e parafabrikuar me konstruksione metalike dhe panele sanduiç, duke përfshirë instalimet elektrike, hidraulike dhe hidrosanitare, si dhe ndërtimin e gropave septike dhe depozitës së ujit me kapacitet 1000 litra.
2. Ndërtimi i linjës hekurudhore nr. 3 Kashar
A) Montim i ndërrueses hekurudhore R-300M
- Çmontim i linjës hekurudhore ekzistuese
- Çlirim tensioni në linjën hekurudhore kryesore.
- Gërmim traseje ekzistuese me ekskavator.
- Furnizim dhe vendosje e ndërrueses hekurudhore të djathtë r-300m.
- Mbushje me çakull e gur guroreje në trupin e rrugës.
B) Saldimi i shinave me aluminotermi
Pllaka lidhëse+aksesorë
C) Ndërtim i linjës hekurudhore
- Ndërtim i linjës hekurudhore (gërmim + punëtori + transport traversa dhe shina + material )
- Gërmim traseje ekzistuese me ekskavator.
- Mbushje me çakull dhe gur guroreje në trupin e rrugës.
3. Stacioni Laknas
A) Ndërtimi i kalesave në nivele
- Gërmim dheu me ekskavator në kanale me gjerësi më të madhe se 2m, në tokë të zakonshme të kategorisë III, me shkarkim në mjet.
- Ndërtimi i strukturës monolite betoni C 20/25 për kalesën.
- Furnizim dhe vendosje hekur betoni periodik me diametër 6-10 mm për kalesën.
- Vendosje e profilit L 150x100 për kalesën në nivel.
- Shtresë binderi me zall lavatriçe me trashësi 5 cm, përhapur dhe ngjeshur me makineri.
- Shtresë asfaltobetoni me zall lavatriçe me trashësi 3 cm, përhapur dhe ngjeshur me makineri.
B) Rrethimi i territorit të terminalit hekurudhor
- Gërmim dheu me ekskavator në kanale me gjerësi më të madhe se 2m, në tokë të zakonshme të kategorisë III, me shkarkim në mjet.
- Ndërtimi i murit rrethues me strukturë monolite betoni C16/20.
- Furnizim dhe vendosje zgare e zinguar me dimensione 20 x 40 mm.
- Furnizim dhe vendosje dere metalike të zinguar për rrethimin.
C) Instalime elektrike (Ndriçimi i stacionit Laknas)
- Furnizim dhe vendosje pusete plastike me dimensione 40x40x40 cm.
- Vendosje shtylle metalike konike me lartësi 9 m për ndriçim.
- Instalimi i kabllit të tensionit të ulët me izolim PVC 5x25 mm².
- Vendosje tubi fleksibël PVC me diametër 80 mm.
- Vendosje elektrodave për tokezim.
- Instalimi i trarit bllokues metalik elektrik me gjatësi 3 m për kalesën në nivel.
- Kuadër elektrik për sistemin e ndriçimit.
D) Sistemim i sheshit në hyrje të stacionit hekurudhor
- Vendosje shtresë stabilizant me trashësi 10 cm për trotuarin.
- Furnizim dhe vendosje bordurash betoni me dimensione 20x35 cm.
- Ndërtimi i strukturës monolite betoni C16/20 për trotuarin.
- Ndërtimi i trotuarit me 6 cm beton, të shtruar me pllaka.
- Mbushje me çakull dhe gur gurore në trupin e rrugës, përhapur dhe ngjeshur me makineri.
- Shtresë stabilizant me trashësi 20 cm për sheshin.
E) Godina parafabrikat me panele sandwitch (20 m²)
- Ndërtimi i godinës parafabrikat me konstruksion metalik dhe panele sandwitch, duke përfshirë instalimet elektrike, hidraulike dhe hidrosanitare.
- Instalimi i gropës septike dhe depozitës së ujit me kapacitet 1000 litra.
- Ndërtimi i bazamentit të godinës me strukturë monolite betoni C16/20.