Ndërtim i shkollës Zikxhafaj Kanaparaj

Fakte dhe Shifra

Përshkrim i përgjithshëm i projektit

1- Punime gërmimi

 U kryen punime gërmimi që përfshinin gërmimin e seksioneve të lira dhe të detyruara për themele me krahë. Po ashtu, u realizuan mbushje me dhe dhe mbushje me çakull.

2- Punime betonesh dhe betonarmeje

U ndërtua muri i gurit në themel me llaç të përzier M25. U betonuan brezat, arkitarët dhe kolonat me beton arme M-200. U vendosën soleta të betonit me polisterol dhe soleta me beton C16/20. U realizuan shkallët me beton M250 dhe u betonuan shtresa të ndryshme, përfshirë edhe dyshemetë.

3- Punime prishjeje

 U hoqën dyer dhe dritare. U prishën soletat e betonit dhe shkallët betonarme. U prishën edhe shtresat e betonit dhe disa mure të ndërtuara me gur dhe tullë.

4- Punime murature, suvatimi dhe shtresash në shkollë

 U ndërtua një mur me tulla të lehta dhe u realizua suvatimi i brendshëm dhe i jashtëm me llaç çimento. Gjithashtu, u bë patinimi i korridoreve me çimento.

5- Punime izolimi të çatisë

 U kryen punime për hidroizolimin e çatisë duke vendosur 2 shtresa letër membranë bituminoze dhe shtresë llustër cimento mbi dhe nën shtresat hidroizoluese. Po ashtu, u montuan ulluqe vertikale dhe horizontale për kullimin e ujërave.

6- Punime dyshemeje dhe veshje

 U vendosën shtresë zhavorri dhe pllaka gres 40x40 në trotuare. Po ashtu, u vendosën pllaka cimento dhe pllaka majolike në tualete dhe laboratorë.

7- Punime dyer dhe dritare

 U montuan dyer dhe dritare të reja prej druri dhe plastike. U lyen muret e jashtme dhe të brendshme.

8- Punime hidrosanitare

 U instaluan tubacione zingato dhe plastike. U montuan depozita uji, lavamanë, WC, dhe pajisje hidrosanitare të tjera.

9- Punime elektrike

 U vendosën kabllo përcjellës dhe tuba elektrikë. U montuan priza, portollampa dhe kuadër elektrik, si dhe kaseta plastike.

10- Punime rrethimi dhe shesh rreshtimi

U realizuan gërmime dhe u vendosën themelet e rrethimit. U betonuan baza me beton M-150 dhe M-200, dhe u vendos hekur për rrethim dhe portë metalike. Gjithashtu, u shtrua një shtresë me pllakë ngjitëse betoni për sheshin e rreshtimit.

Image Gallery