Ndërtim ambjente shërbimi tek fabrika e prodhimit Coca-Cola

Fakte dhe Shifra

Përshkrim i përgjithshëm i projektit

Në kuadër të projektit për ndërtimin e ambienteve të shërbimit tek fabrika e prodhimit të CCBS në Tiranë, janë realizuar një sërë punimesh thelbësore për krijimin e një infrastrukture funksionale dhe efikase. Punimet përfshinë:

A. Punime ndërtimi

1- Punime dheu:

  • Gërmimi i dheut për themele dhe mbushja me zhavorr anash themeleve.

2- Punime betonarmeje dhe hekuri:

  • Shtresa zhavorri nën themel, themel betoni M200, dhe instalimi i brezi betonarme mbi themele.
  • Përdorimi i soleteve monolit me polisterol dhe betonarme për rampat e shkalleve, me shtresa dyshemeje dhe kolona betonarme M300.

3- Punime murature:

  • Ndërtimi i mureve me tulla me trashësi 20 cm dhe 10 cm.

4- Punime tarace:

  • Shtresa termoizoluese dhe hidroizolim me material të specializuar për mbrojtjen e taracës.

5- Punime shtresash:

  • Ndërtimi i shtresave të ndryshme, duke përfshirë zhavorrin, llaçin dhe pllakat për ambjentet e brendshme dhe të jashtme.

6- Punime suvatimi e lyerjeje:

  • Suvatimi dhe lyerja e mureve dhe tavanëve, përfshirë përdorimin e pllaka majolike.

7- Punime dyer dhe dritare:

  • Instalimi i dyerve dhe dritareve duralumini për ambjentet e brendshme dhe për banjot.

B. Mbrojtja nga zjarri, furnizimi me ujë, shkarkimet e ujërave

1- Shkarkimet e brendshme:

  • Instalimi i tubave polipropileni dhe elementeve të tjera për shkarkimin e ujërave.

2- Sistemim i ujërave të shiut:

  • Tub plastik për shkarkimin e ujërave të shiut, me elemente mbështetëse.

3- Aparate dhe pajisje hidrosanitare:

  • Furnizimi dhe vendosja e pajisjeve si tualete, lavaman, dhe grup dushi.

4- Uji i pijshëm:

  • Instalimi i tubave për ujin e pijshëm, me elemente ndihmëse dhe mbrojtëse.

5- Sistemi zjarrfikës:

  • Instalimi i tubave dhe pajisjeve për mbrojtjen nga zjarri, përfshirë hidrantë dhe sisteme zjarrfikëse.

C. Punimet elektrike dhe kondicionimi

  • Instalimi i tubave plastike dhe kabllove për sistemet elektrike, ndriçim dhe kondicionim, duke përfshirë automatet dhe ndriçuesit e nevojshëm për funksionimin e ambjenteve.

Image Gallery