Ndërtimi i urës së Luznisë

Fakte dhe Shifra

Përshkrim i përgjithshëm i projektit

Ndërtimi i urës së Luznisë është ndër veprat më të mëdhaja pas viteve ’90 në Dibër, që është ndërtuar mbi lumin Drin i Zi, me një gjatësi 97 m me 4 kampata nga 24.4 m secila, që shërben për lidhjen e zonës së Luznisë me Qytetin e Peshkopisë.
Luznia shtrihet në një terren malor në perëndim të qytetit të Peshkopisë dhe ndërtimi i kësaj ure ka bërë të mundur komunikimin sa më të shpejtë të banorëve të kësaj zone me qytetin e Peshkopisë, duke shkurtuar rrugën prej 20 km. Realizimi i këtij objekti është bërë në kushte tepër të vështira nga ana ndërtimore për arsye të mungesës së rrugës dhe vështirësisë së ndërtimit në një terren të thyer malor. Në kuadër të projektit për ndërtimin e urës së Luznisë në Dibër, janë realizuar një sërë punimesh të rëndësishme për krijimin e një infrastrukture të qëndrueshme dhe funksionale. Punimet përfshinë:

1- Nënstruktura:

  • Gërmimi i dheut dhe shkëmbit për themele, duke krijuar një bazë të fortë.
  • Mbushja me zhavorr për ishuj dhe vendosja e betonit M-150 dhe blloqeve M-100 për përforcim.
  • Shpimi i sondave dhe ndërtimi i jastekëve për devijimin e lumit.
  • Furnizimi dhe vendosja e llamarinës dhe hekurit për nënstrukture, si dhe betonarme M-300 për kolona, soleta dhe trotuare.

2- Mbistruktura:

  • Përdorimi i betonit M-300 për trarë të parapërgatitur, soleta dhe diafragmë.
  • Hidroizolimi me dy shtresa dhe shtresa asfaltobeton me trashësi 4 cm për mbrojtje.
  • Furnizimi dhe vendosja e detajeve të shkarkimit me tuba PVC dhe kushinetave të lëvizshme dhe fikse për stabilitetin e strukturës.

Image Gallery