Ndërtim i shkollës "Bedri Llagami"
Përmbledhje e projektit
Në kuadër të projektit për ndërtimin e shkollës Bedri Llagami në Vaqarr, Tiranë, janë realizuar një sërë punimesh si në vijim:
A. Punime prishjeje
- Prishje shtresa betoni.
- Prishje soleta betonarme.
- Prishje kolona, trarë betonarme, mur tulle.
B. Punime ndërtimi
- Punime gërmimi dhe dheu.
- Punime murature.
- Punime betoni dhe betonarme.
- Punime shtresash.
- Punime suvatimi dhe veshjeje.
- Punime dyer e dritare.
- Punime për verandat.
- Punime tarace e pashfrytëzueshme.
- Punime lyerjeje.
C. Sistemime të jashtme dhe rrethimi
- Punime për shkallët e jashtme.
- Punime për shtrim oborri me beton të larë.
- Punime gjelbërimi.
- Punime për rrethimin me kangjella.
D. Punime fusha sportive
- Fusha multifunksionale.
- Fusha mini futbolli.
E. Punime elektrike
- Furnizimi me energji, çelësat dhe prizat.
- Ndriçuesit emergjent.
- Detektimi i zjarrit.
- Sistemi i audios.
- Tokëzimi.
F. Instalime mekanike
- Sistemi i mbrojtjes kundra zjarrit.
- Sistemi i ujit të ngrohtë sanitar.
- Sistemi i shkarkimeve të ujërave të ndotura dhe të shiut.
- Sistemi i ngrohjes me radiator dhe ambienti teknik i impiantit të ngrohjes.
G. Instalimi i pajisjeve
- Furnizim dhe vendosje pajisjesh për sistemime të jashtme si tabela basketbolli, shtyllat për mbajtjen e tyre, rrjeta volejbolli dhe shtyllat për mbajtjen e tyre, miniporta për futboll, poltronet e auditorit.
- Furnizim dhe vendosje pajisjesh elektrike.
- Furnizim dhe vendosje pajisjesh mekanike (hidrosanitare, ngrohje, mbrojtja nga zjarri).