Rikonstruksion i rrugëve të brendshme lagje kodër Vorë

Fakte dhe Shifra

Përmbledhje e përgjithshme e projektit

Përmbledhje e punimeve të realizuara në projektin e rikonstruksionit të rrugëve të brendshme në lagjen Kodër Vorë, me gjatësi totale 511 m:

1. Punime gërmimi dhe mbushje në rrugë

Punimet filluan me gërmimin e dheut me eskavator, duke përgatitur terrenin për mbushjen me shkëmb të gërmuar më parë. Ky proces siguroi një bazë të fortë për shtresat e mëtejshme të ndërtimit.

2. Punime në bordura, kuneta dhe mure

U ndërtuan struktura monolite në beton me përbërje C 6/10, 16/20 dhe 20/25, duke siguruar stabilitet dhe qëndrueshmëri. Shtresa e zhavorrit të lumit me trashësi 10 cm u vendos për të përmirësuar drenazhin dhe estetikën e bordurave dhe kunetave.

3. Punime trotuari

Shtresat për trotuar u ndërtuan me kujdes, përfshirë:

  • Shtresë zhavorri lumi (t=20 cm)
  • Shtresë cakulli (t=10 cm)
  • Shtresë granili nën pllaka (t=6 cm)
  • Pllaka çimentoje me ngjyrë, me dimensione 20x20 cm dhe 25x25 cm.

4. Ujësjellës

Punimet për ujësjellës përfshijnë:

  • Furnizimin dhe vendosjen e tubave rakorderë për ujësjellës PE d=90 mm, Pn 16, dhe tubave PE100, PN10, DN 75 mm.
  • Vendosjen e saraçineskave dhe hidranteve me diametër 50 mm, si dhe pusetave shpërndarëse me përmasa 1x1x1.35 m.

5. Punime në ndriçimin rrugor

U spostuan linjat elektrike ekzistuese dhe u vendosën:

  • Tuba PVC me diametra 160 mm dhe 100 mm.
  • Tub fleksibël me diametër 63 mm.
  • Kabllot Al fuqie 1000V, me izolim gome dhe mbulesë plastmasi, duke përfshirë shtylla ndriçimi dekorative H=5.5 m dhe ndriçues tip VISTA SAP-TS100W.

6. Punime prishje në rrugë

U kryen punime për prishjen e mureve të betonit të ekzistueshëm për të përmirësuar infrastrukturën e rrugës.

7. Punime shtresash në rrugë

Shtresat e rrugës përfshinin:

  • Shtresë cakulli (t=15 cm)
  • Shtresë zhavorri lumi (t=20 cm)
  • Shtresë binderi me granil gur kave (6 cm)
  • Shtresë asfaltobetoni (4 cm)\
  • Vizime me gjerësi të ndryshme për shenjimin e rrugës.

8. Ndertimi i kanalit të ujërave të ndotura

Për ndërtimin e kanalit, u kryen:

  • Gërmimi dheu dhe vendosja e shtresës së rërës.
  • Furnizimi dhe vendosja e tubave të brinjëzuar me diametër 200 mm.
  • Ndërtimi i puseteve të shiut dhe pusetave betonarme, me kapak gize dhe dimensione 1 m diametër dhe lartësi 1-1.5 m.

Image Gallery